Pavarësisht se jemi në pandemi të shkaktuar nga COVID-19, në Shqipëri ka nisur “fushata elektorale”.
Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur qindra njerëz në Durrës, duke premtuar ndryshimin që do vijë më largimin e qeverisë Rama.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit të kreut të opozitës, Lulzim Basha me banorë të Kënetës në Durrës.
Në këtë takim, kryedemokrati shfaqet i rrethuar me njerëz pjesëmarrës në takim, duke mos ruajtur distancën mes njëri-tjetrit për shkak të rrezikut të infektimit nga virusi covid-19.
“Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni!”, shkruan Rama në një postim në twitter. /albeu.com/
