Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri në Itali.
Ngjarja ka ndodhur pranë qendrës së qytetit Cosenza.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari që u sulmua me armë është 28 vjeç.
Ai ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
28-vjeçari mbeti i plagosur në këmbë nga plumbat e armës që u qëlluan nga një makinë në lëvizje.
Pas të shtënave, automjeti i dyshuar u largua me shpejtësi në drejtim të paditur. Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta.
Identiteti i shqiptarit nuk është bërë i ditur, por mediat vendase raportojnë se ai jeton prej vitesh në Bruzio.