Lajm i mirë! Asnjë viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

134 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 12 921.

Në 24 orët e fundit asnjë pacient nuk kanë humbur jetën.

186 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 16 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 61 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 në Lezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë- Arrëz.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 7 239 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 80 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 12 787 të infektuar,

– 370 viktima;

– 7 139 të shëruar,

– 5 278 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 23 shtator:

Tiranë 2 616 raste
Durrës 564 raste
Shkodër 381 raste
Lezhë 305 raste
Elbasan 304 raste
Korçë 249 raste
Fier 244 raste
Vlorë 193 raste
Kukës 150 raste
Berat 105 raste
Gjirokastër 81 raste
Dibër 86 raste


Shtuar 24.09.2020 14:50