Anëtari i bandës “Bajri” fiton lirinë

Behar Bajri ka fituar lirinë.

Gjykata e Shkodrës ka liruar nga burgu Behar Bajrin duke i dhënë vendimin “Detyrim Paraqitje” dhe pse akuzohej si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, Bajri.

Behar Bajri u arrestua në Hollandë në Korrik të vitit të kaluar dhe u ekstradua drejt Shqipërisë ku përfundoi pas hekurave për veprat penale

“Vrasja me dashje në bashkëpunim”,

“Trafikimi i armëve dhe municionit”,

“Organizimi i llotarive të palejuara”,

“Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie e pasurisë”,

kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal,

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 76, 22, 25, 278/2, 197, 25,109/b, 333/a, 334 të Kodit Penal. /albeu.com/


Shtuar 29.06.2020 15:06