Ambulanca del nga rruga, vdes pacienti që po dërgohej drejt Tiranës

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një pacienti i cili po transportohej me ambulancë drejt Tiranës.

Aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Krutje, ku mësohet se një ambulancë ka dalë nga rruga duke bërë që të ndërrojë jetë pacienti.

Viktima është shtetasi M.M, 62 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Krutje, një ambulancë që po transportonte një pacient drejt Tiranës, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë pacienti, shtetasi M.M, 62 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. /albeu.com/


Shtuar 25.05.2020 16:36