Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Malin e Tomorrit, ku një alpinist është rëzuar.
Alpinisti ka rrëshqitur gjatë ngjitjes në afërsi të vendit të quajtur “Çesmja e Tarikos” dhe për pasojë ka thyer këmbën.
I plagosuri ishte pjesë e një grupi prej 4 alpinistësh shqiptarë, të cilët kishin shkuar për të eksploruar Malin e Tomorrit.
Alpinisti pritet të transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi në zonën ku ka ndodhur incidenti nuk mund të kalojnë makinat, për shkak të dëborës.