Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Aksidenti është shënuar në rrugën e “Bishtit të Kalldrëmit” në Vlorë, ndërsa burime bëjnë me dije se një makinë ka përplasur një fëmijë.
Mësohet se fëmija identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar është dërguar me urgjencë drejt spitalit ndërsa ende nuk është bërë e ditur gjendja e tij.
Pritet versioni zyrtar i policisë mbi ngjarjen e rëndë. /albeu.com/