Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.
Si pasojë e daljes nga rruga të një makine, ka ndërruar jetë në vend pasagjeri dhe shoferi është nisur me urgjencë drejt spitalit.
Tiranë/Informacion paraprak:
Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dal nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet shtetasi G.M., 24 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi K.M., 26 vjeç, është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
