Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Rrogozhinë.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, automjeti është përplasur në rrugën kryesore, ku ka ndërruar jetë një person.
Identiteti i tij ende nuk dihet. Mësohet se policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e aksidentit.
Dyshohet se shkak i përplasjes është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.