Mbrëmjen e sotme në Lezhë ka ndodhur një aksident i rëndë ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të njohur si ‘Ura e Ishull-Lezhë’ ndërsa të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital.
Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, ndërkohë nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurve të cilët kanë mbërritur në Spitalin Rajonal të Lezhës.