Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Tiranë-Elbasan.
Aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit të Krrabës, ndërsa raportohet nga burimet se ka mbetur e plagosur një person e cila është transportuar me urgjencë për në Spitalin e Elbasanit.
Përplasja ka qenë e fortë me mbrojtësen anësore të rrugës, pasi drejtuesja e mjetit tip “Reno Klio” me targë AA829IP ka humbur kontrollin gjatë drejtimit.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet mmbi shkaqet e rrethanat e aksidentit ndërsa mësohet se makina ka marrë dëmtime të shumta.
