Aksident i rëndë, makina përplas 6 vjeçarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës.

Një mjet ende i paidentifikuar ka përplasur një të mitur në Durrës.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 09.07.2020, rreth orës 19:00, në lagjen nr.17, Durrës, një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin e mitur A.B., rreth 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Shtuar 9.07.2020 18:00