Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korcë-Bilisht.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Nivicisht, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe mësohet se është plagosur shoferi i makinës në fjalë.
Policia nuk ka bërë me dije identitetin e të lënduarit por mësohet se është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Dyshohet se shkak i aksident ka qënë shpejtësia përtej limitit të lejuar që ka bërë të dalë nga rruga dhe mjeti që shkaktoi aksidentin. /albeu.com/