Aksident i rëndë: I riu fluturoi në ajër pas përplasjes me shtyllën

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë.

Sipas informacioneve të para mësohet se një 30 vjeçar i cili po udhëtonte me motorr është përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Dëshmitarët deklarojnë se goditja ka qënë aq e fortë sa shembi shtyllën dhe mjeti i tij është bërë copë copë.

30 vjeçari me inicialet B.Ll, ka fluturuar në ajër e më pas është përplasur me asfaltin, dhe është dërguar me urgjencë nga kalimtarët në spitalin e Bulqizës.

Për shkak të gjendjes së rëndë, mësohet se i riu është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. /albeu.com/


Shtuar 25.05.2020 15:39