Aksident i frikshëm në Gramsh: 2 të vdekur e 8 të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur pak minuta më parë duke marrë dy jetë.

Mësohet se një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Çekrez të Gramshit ku dy persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur.

Një makinë fuoristradë tip “ML” ka dalë nga rruga teksa dy persona të seksit mashkull kanë vdekur.

Paraprakisht dyshohet se personat që kanë qenë në automjet kanë qenë sirianë.


Shtuar 22.02.2020 21:18