Abuzoi me minorenen, arrestohet 72-vjeçari në Sarandë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Sarandë, bënë ndalimin e shtetasit B.T, 72 vjeç, lindur e banues në Sarandë i cili kishte kryer marrëdhënie me një 17-vjeçare në kohë të ndryshme.

Operacioni u realizua nga Policia e Sarandës pas informacionit të marrë i cili ka bërë të mundur ndalimin dhe shoqërimin e menjëhershëm të këtij shtetasi i cili ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Nën drejtimin e Prokurisë vijon puna për hetimin dhe nxjerrjen e urdhrave të tjerë të ndalimit të implikuar në këtë vepër penale. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Nderkohe prokuroria do te marre ne pyetje te mituren per te sqarua te gjithe ngjarjen dhe per te vijuar me procedurat hetimore.


Shtuar 21.04.2020 18:46