3 akuza të rënda! Kryetari i Bashkisë Tropojë padit paraardhësin e tij

Ditën e sotme kryebashkiaku i Tropojës Rexhë Byberi ka paditur paraardhësin e tij dhe 7 punonjës për shpërdorim të fondeve publike.

Mësohet se kryetari i Bashkisë Tropojë Rexhë Byberi ka paditur ish-kryetarin Besnik Dushaj dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë për shpërdorim në shifra të mëdha të fondeve publike.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për shifrën e madhe prej 612.000.000 lekë të vjetra.

Besnik Dushaj dhe 7 punonjësit e tij do të përballen me akuza si “Shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë me tendera” dhe “shkatërrim të pronës publike”.


Shtuar 21.01.2020 15:26