175 të dënuar lirohen, miratohet në Kuvend amnistia

Kuvendi votoi me 102 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim, duke miratuar amnistinë për të dënuarit.

Deputetët me shumicë votash rrëzuan amendamentet e deputetëve të opozitës, Myslim Murrizi dhe Halit Valteri.

Deputeti Murrizi tha se gratë të dënuara duhet të lirohen të gjitha. Duke iu drejtuar mazhorancës, ai tha se “Nuk e keni dëshirën për amnisti , por për falje”

Nga amnistia përfitojnë 54 gra dhe 6 të mitur, si dhe të gjithë të dënuarit burra që u ka mbetur dhe dy vite dënim, si dhe të gjitha të dënuarit e tjerë që janë mbi 60 vjeç.


Shtuar 30.01.2020 15:52