Ndërkohë që Shqipëria tashmë ka 104 të prëkur nga koronavirusi, dhe 4 viktima, 2 prej të cilëve në 24 orët e fundit, kryeministri Edi Rama ka dhënë shënjat e para për shpalljen e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore.
Gjatë një interviste për Abc News, Rama ka paralajmëruar se shumë shpejt qeveria shqiptare do shpallë Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore.
Pse nuk shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore?
Kjo është një pyetje që bëhet gjithmonë, kjo është një situatë që na ka gjetur në një gjendje fatkeqësie sidomos në vijën e kuqe ku e kishim të shpallura më parë ne nuk i kemi lënë gjë mangut asgjë. Do e bëjmë dhe atë por nuk është një ndryshim është thjesht akt formal.
Kur mund ta bëni një gjë të tillë apo kur situata mund të rëndohet?
Kur ta bëjmë do jua themi, është një akt formal. /albeu.com/