E ëma e djalit që u dhunua nga policët sqaron ngjarjen: I kanë pasur të dhënat e mia

Pak ditë më parë në media u bë publike videoja e një djali të mitur i cili u dhunua nga efektivët e policisë.

Pasi u bë ngjarja publike, ndaj efektivit u mor masa për t’u pezulluar, ndërkohë kryepolici Ardi Veliu, iu hodh në mbrojtje policit duke deklaruar se “edukatën e keqe” djali e ka marrë nga e ema.

Duke treguar një video të zonjës Zaida Cobo e cila shfaqej me armë, episod i cili është shkëputur nga një film pasi ajo është aktore.

Nëna e djalit të dhunuar Zaida Çobo ka vendosur që të dalë në ekran për të sqaruar gjithë ngjarjen e ndodhur.

E ftuar në studion e “360 gradë”, ajo dhe të ftuarit e tjerë kanë diskutuar lidhur me forcën e përdorur bnga Policia.

Në fjalën e saj, aktivistja Ira Kurti është shprehur se edhe nëse nëna do të ishte kriminelja më e madhe e vendit, sërish 15-vjeçari nuk duhet të ishte dhunuar nga efektivët e Policisë.

Në këtë moment ka ndërhyrë Zaida, e cila ka treguar se kishte aplikuar për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

PJESË NGA BISEDA:

ra Kurti: E zëmë se Zaida është kriminelja më e madhe; Pse duhet të mbajë përgjegjësi fëmija për prindin?

Zaida Çobo: Unë kam pasur aplikuar në Akademinë e Rendit dhe i ka pasur Policia të gjitha dokumentat e mia.

Efektivët i dhunuan djalin, Zaida Çobo tregon DETAJIN: Policia i ka pasur gjithë të dhënat për mua, kam aplikuar për t’u bërë police. /albeu.com/


Shtuar 1.06.2020 19:57