Ashtu sikundër është raportuar, tubimi i thirrur nga presidenti Ilir Meta pritet të fillojë në orën 17:00, teksa protestuesit kanë filluar të mblidhen.
Me thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, “Rama ik”, manifestuesit nga rrethet janë nisur për në Tiranë.
Manifestimi do bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ ku 1000 efektivë policie do të monitorojnë situatën. Gjithashtu do të bllokohen disa rrugë pranë kryeministrisë ku do merren në mrojtje edhe institucionet e tjera shtetërore që ndodhen përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.