Juventusi është duke përgatitur një ofertë marramendëse për mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk.
SunSport raporton se 28-vjeçari mund të kërkojë një sfidë të re nëse e fiton Ligën Premier me Liverpoolin këtë sezon, duke ia bashkëngjitur kështu trofeve të Ligës së Kampionëve, Kupës së Botës për Klube dhe Superkupës së UEFA-s.
“Pasi t’i ketë fituar shumë trofe me Liverpoolin, Juventusi mendon se ai mund të jetë i gatshëm për një sfidë të re në fund të sezonit – sidomos për faktin se ka luajtur në Mbretërinë e Bashkuar qe disa vite”
“Dhe klubi (Juve) është duke planifikuar aktivisht që të bëjë ofertë të madhe për të në verë”, ka thënë një burim pranë Bianocnerëve.
