E bëri shokun e vdekur shofer, dalin pamjet nga aksidenti në Laprakë (VIDEO)

Një aksident i mori jetën një personi mbrëmjen e djeshme në Laprakë të Tiranës

Ngjarja e rëndë ndodhi tek kryqëzimi i që të çon për tek Spitali i Traumës dhe në aksident u përfshinë dy makina, një “BMW” dhe një “Golf”.

Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë ka mbetur i vdekur një person.

Në momentin e shoqërimit në polici, drejtuesi i mjetit ku mbeti një i vdekur ka gënjyer duke thënë se ishte viktima në timon dhe jo ai. Pas verifikimeve policia ka dalë në përfundimin se bëhej fjalë për një dëshmi të rreme, ndërsa shoferi ishte nën efektin e alkoolit.

Tiranë/informacion

Nga Shërbimet e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Ç., 30 vjeç, sepse më datë 06.03.2020, rreth orës 23:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin është përplasur me një mjet me drejtues shtetasin A.S.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi F.A., pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin A.Ç.

Ky shtetas gjatë marrjes në pyetje ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore duke thënë se drejtues mjeti ka qënë shtetasi F.A.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“, “Deklarim i remë para oficerit të policisë Gjyqesorë ” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


Shtuar 7.03.2020 10:31