Dyshohej për koronavirus, del përgjigja e analizave për kancelaren Merkel

Kanë dalë përgjigjet për Kancelaren Merkel e cila iu nënshtrua analizave pas kontaktit me një mjek të infektuar.

Mediat gjermane shkruajnë se Kancelarja Merkel ka rezultuar negative nga Coronavirusi.

Merkel ka qëndruar e mbyllur ku ka kryer edhe detyrën e saj.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e saj Steffen Seibert, e cila ka thënë se kancelja ka rezultuar negative në testin e parë ndaj COVID-19.

Kancelarja Angela Merkel vendosi që vullnetarisht të futej në karantinë në shtëpi, pas konfirmimit të lajmit për infektimin e mjekut.

Për infektimin e mjekut të saj ajo është informuar pas përfundimit të konferencës me gazetarë.


Shtuar 23.03.2020 16:04