Një ndër të dyshuarit e prekur nga koronavirusi në Itali ishte dhe një emigrant shqiptar.
Ka rezultuar negativ nga koronavirusi një emigrant shqiptar, që një natë më parë i është nënshtruar analizave mjekësore i dyshuar si person i infektuar.
Ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Avellinos pas një qëndrimi prej disa ditësh në Verona, në veri të Italisë.
Temperaturë e lartë e kolla e fortë kanë çuar në dyshimin e prekjes nga koronavirus.
Stafi mjekësor i spitalit të Avellinos ka kryer të gjitha ekzaminimet e rastit e fatmirësisht shqiptari doli negativ.