Ministria e shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe dy viktima të tjera nga koronavirusi.
Ata janë një paciente 78 vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik, në spitalin infektiv, që megjithë trajtimin intensiv në reanimacion nuk ka mundur te mbijetojë, dhe një pacient 83 vjeçar nga Durrësi, në terapi intensive, i cili vuante nga hipertensioni.
Testime totale 26663
Raste pozitive 2466
Raste të shëruara 1438
Raste Aktive 970
Humbje jete 58 (Qarku Tiranë 32, Durrës 10, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 7, Kukës 1, Elbasan 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 358
Durrës 198
Shkodër 155
Vlorë 100
Fier 47
Lezhë 39
Korçë 28
Kukës 18
Elbasan 13
Gjirokastër 7
Berat 6
Dibër 1
