Dy emra të tjerë në listën e “zezë” të OFL-së, efektivja misterioze nxjerr të akuzuarit për trafiqe

Efektivja e OFL-së ka dalë sërish në një konferencë ku ka nxjerrë dy emra të tjerë të botës së krimit.

Ditën e sotme, “OFL” njofton se ka futur në “rrethin e kuq” dy persona të tjerë, të dënuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

“OFL i ka nisur formularin T.T banues në Lushnje i dënuar për trafik droge. A.I banues në Fier nën hetim në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafik ndërkombëtar droge”, tha efektivja e “OFL”.


Shtuar 7.02.2020 10:14