Dy aksidente kanë ndodhur pak më parë në Tiranë. Në një prej tyre, mjeti ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Në një tjetër aksident ka mbetur i lëndar një biçiklist i cili është dërguar në spital.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes/
Njoftimi
Tiranë/Informacione paraprake
Me datë 18.06.2020, rreth orës 16:50, tek Rrethrrotullimi i Saukut, një drejtues mjeti ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga, ku ka vetëm deme materiale.
Më datë 18.06.2020, rreth orës 16:56, tek Brryli, mjeti me drejtuese shtetas M.N., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
