Dy aksidente brenda pak minutash në Tiranë, ka të lënduar

Dy aksidente kanë ndodhur pak më parë në Tiranë,ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Një makinë ka përplasur një këmbësor në rrugën “Jordan Misja”, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Po ashtu, në rrugën e “Elbasanit”, është aksidentuar një biçiklist i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policise ndodhen ne vendngjarje dhe vijon puna per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.

Njoftimi

Tirane/Informacione paraprake

Më datë 19.06.2020, rreth orës ‪12:35‬, në rrugën “Jordan Misja”, mjeti me drejtues shtetasin E.S., ka aksidentuar këmbësorin K.Z., i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 19.06.2020, rreth ores ‪12:50‬, në rrugën e “Elbasanit”, mjeti me drejtues A.M., ka aksidentuar biçiklistin G.T, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policise ndodhen ne vendngjarje dhe vijon puna per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.


Shtuar 19.06.2020 11:47