Duhej të ndodhte tragjedia! Rama reagon më në fund për skandalin në Kakavijë

Pas tragjedisë në Kakavijë ku humbi jetën një 10 vjeoar teksa priste në radhë me familjen e tij, më në fund ka reaguar dhe kryemiistri Edi Rama.

Në fakt nuk është asgje e re, por ka rishpërndarë në Istagram një njoftim të bërë më parë nga Ministria e mbrojtjes.

Reagimi
Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi!

Në ndërkohë Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake të Gjirokastrës, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës e Përmetit, e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjenen sanitare në terren.


Shtuar 15.08.2020 09:35