Duhej të ishte gati dhe më bukur se vetë projekti, ç’u bë me Aeroportin e Kukësit?

Duket se të gjitha premtimet e bukura të Kryeministrit Rama, vjen një moment që bien.

Pikërisht diçka e tillë ka ndodhur me Aeroportin e Kukësit që u premtua të ishte një mrekulli dhe ditën e djeshme duhet të ishte plotësisht gati.

Madje Kryeministri i paraprinte fjalëve duke kërkuar të mos përgojohej 3D sepse me datë 31 tetor 2019 do të ishte shumë më bukur në realitet.

Por si është e vërteta? Aeroporti i Kukësit nuk është akoma në punë dhe gjithçka ka mbetur një përrallë e bukur dhe e ndritshme në Facebookun e Kryeministrit.

Punimet mendohet se do të mbarojnë këtë vit, por edhe kjo pritet të shihet. /albeu.com/


Shtuar 29.02.2020 07:38