Drogë në makinën e kryebashkiakes? Reagon ashpër Majlinda Bufi

Ditën e sotme në media u shpërnda me shpejtësi lajmi se nipi i kryebashkiakes së Reskovecit është proceduar penalisht.

Pas lajmit ka reaguar vetë bashkia e Reskovecit dhe kryebashkiakja Majlinda Bufi.

Bufi thotë se ndalimi i Arbër Bufit nuk ka asnjë lidhje me trillimet nëpër portale, duke i quajtur ato sulme politike.

Ajo paralajmëron se bashkia do të ndjekë në rrugë ligjore ankimimit për çdo shpifje në lidhje me këtë çështje .

Deklarata e plotë:

Deklaratë!

-Së pari një shpjegim për të gjithë qytetarët e Roskovecit :
Nuk ndodh as sot dhe në asnjë moment që burime njerëzore apo materiale të institucionit të cilin ma keni besuar, të vihen në shërbim të punëve në shkelje të ligjit !

-Së dyti , për rastin e ndalimit të Arbër Bufi , shofer i Bashkisë , ka një deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit që nuk ka asnjë lidhje me mashtrimet dhe trillimet e portaleve , të cilët për një “like “ më shumë nuk lexojnë edhe vetë se çfarë shkruajnë.

-Së treti , për qytetarin dixhital dhe gjithë të tjerët para dhe pas tij :
Me këto gënjeshtra dhe baltë të hedhur , nuk fitoni as një votë më shumë , Roskovecin jo e jo …
-Dhe e fundit , bashkia do të ndjekë rrugën ligjore të ankimimit për çdo shpifje në lidhje me këtë çështje .
Majlinda Bufi , Kryetare e Bashkisë Roskovec


Shtuar 22.08.2020 14:57