Drejt shërimit, vetëm kaq viktima nga COVID-19 janë shënuar sot në Itali

Kanë dalë të dhënat e fundit nga Italia, në lidhje me viktimat që ka shkaktuar në 24 orët e fundit COVID-19.

Sot, vetëm në Rajonin e Lombardisë u regjistruan 85 viktima.

Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet e Mbrojtjes Civile Italiane.

Me shifrat e reja, shkon në 30 395, numri total i viktimave, shkaktuar nga koronavirusi në Itali, që prej fillimit të pandemisë.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotmenumri i të shëruarve në Itali ishte 4828, ndërsa në total numri ka shkuar mbi 100 mijë.

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1083 raste të reja pozitiv me koronavirus.


Shtuar 9.05.2020 16:34