Dojna Mema bie pre e grabitjes, shihni se çfarë i ndodhi moderatores që në mëngjes (VIDEO)

Nëpërmjet disa videove në Instastory, moderatorja Dojna Mema tregon se edhe ajo ka rënë pre e grabitjes, pasi dikush i ka vjedhur pasqyrën e makinës.

“Dhe siç thotë populli, dita e mirë duket me mëngjes. Sa bukur! Nuk di domethënë në çfarë nivelesh kemi arritur si shoqëri,”- thotë moderatorja në njërën nga videot.

Ndër personat që e shoqëronin moderatoren ishte dhe gjyshja e saj, e cila tashmë njihet nga postimet që mbesa i bën prej kohësh. Për këtë ngjarje, nuk kishte si të mungonte edhe komenti i gjyshes, e cila po ashtu dukej shumë e nevrikosur.

Si një personazh publik që është, Dojna ka marrë mesazhe edhe nga ndjekësit, ku njëra shkruante se personi që ka vjedhur “do ketë qenë ndonjë hallexhi”.

“E mo varja. Herë tjetër po i lë hapur derën e shtëpisë të vjedhi se gjynah, hallexhi”, shkruante me ironi Dojna.


Shtuar 28.08.2020 17:10