Do të kishim 18 mijë të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri, Rama sqaron deklaratën

Pak ditë më parë në Kuvend, kryeministri Edi Rama deklaroi se do të kishim 18 mijë të vdekur në vend nëse nuk do të merrnim masat kufizuese për koronavirusin.

Kreu i qeverisë u shpreh se për këtë deklaratë ishte bazuar tek projeksionet e një eksperti.

Përgjigja e Ramës:

Pyetja që më drejtohet shumë është pyetja mbi keqkuptimin. Unë kam thënë diçka tjetër, bazuar tek një projeksion i një eksperti të pavarur që ka dalë në media, i cili punon në një vend të huaj, parashikoheshin 18 mijë të vdekur.

Po ashtu kam thënë se nëse s’do kishim marrë masat, nëse ne sot do të kishim të njëjtën përqindje në raport me popullsinë, të Lombardisë, shifrat do të ishin të frikshme. S’kam thënë 18 mijë të vdekur.

Kam përdorur një shifër të moderuar prej 2200 të vdekur për 90 ditë. I moderuari. Po të shkonim si Lombardia, do ishim më lartë se 2200.


Shtuar 20.04.2020 15:36