Do qeshim më pak, komediani i njohur shkodran ndahet nga jeta (FOTO LAJM)

Është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare aktori i njohur i humorit shkodran, Anton Krosaj.

Anton Krosaj bëhet me dije se vuante nga një sëmundje e rëndë prej disa kohësh dhe nuk ka mundur ta fitojë betejën me të.

Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër. Gjatë kësaj kohe mori pjese ne shumë shfaqe dhe luajti shumë role ne shfaqet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003. Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale.

Ka marre pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqit. Disa nga to janë “Para nga qielli”, “Piruet”, “Pesha e gruas sime”, “Pavioni zero”, “Personazhe në kurth”, etj.


Shtuar 21.07.2020 13:14