Do pinte kafen e mëngjesit, si u ekzekutua Bujar Çela

Të tjera detaje zbardhen nga vrasja me armë zjarri 50-vjeçarit Bujar Çela.

Mësohet se Çela punonte si taksist pa licence dhe shkonte çdo mëngjes herët te lokali, ku u ekzekutua, që rrinte i hapur 24 orë dhe priste pasagjerët që vinin nga autobusët e Greqisë.

50-vjeçari është qëlluar me breshëri plumbash, teksa po futej në lokal.

Sipas të dhënave të para hetimore, rezulton se autorët e kanë ruajtur edhe këtë mengjes e kanë qëlluar.

Dyshohet se ndaj tij është qëlluar 4 here me armë, si per t’u siguruar që ai të mbetej i vdekur ne vend.

Bujar Cela eshte vëllai i Talo Celës, i kërkuar për grabitjen në Rinas dhe i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës.

Ndërkohë që mjeti dyshohet se u përdor për ekzekutimin e 50-vjecarit u gjet i djegur.


Shtuar 17.09.2020 06:16