DJ i njohur humb jetën nga COVID-19 pasi u tha mjekëve “shpëtoni jetën e dikujt tjetër”

Një DJ i njohur ka humbur jetën pasi u infektua me koronavirusin, COVID-19.

Liam Downing i cili kishte dy vite që luftonte me leuçeminë, mori lajmin shkatërrues se ishte infektuar me COVID-19.

Pas analizave, ai u tha doktorëve, se nuk mund të bënin më asgjë për të kuruar kancerin e tij, sidomos me infektimin nga koronavirusi.

Ai nuk pranoi të kurohej më pasi ishte i ndërgjegjshëm se nuk mund të fitonte përballë COVID-19.

Ai u tha mjekëve se në vend të tij, ata duhet të shpëtonin një jetë tjetër.

Liam ndërroi jetë të premten që kaloi për shkak të Leucemisë por pasi gjendja e tij u përkeqësua me shpejtësi për shkak të COVID-19.

Familjarët e tij arritën të paktën të festonin ditëlindjen e tij, pasi mbushi të 30-tat në 23 mars.

Fatmirësisht ai e kaloi ditëlindjen e rrethuar nga familja, pasi atyre iu dha leja speciale për të vizituar dhomën e tij të spitalit. /albeu.com/


Shtuar 30.03.2020 15:48