Dimri sapo ka nisur! I ftohti polar do të prekë Ballkanin në muajin shkurt

Nëse mendoni se dimri po kalon me temperatura pranverore, e keni gabim!

Muaji shkurt pritet të sjellë një ulje të ndjeshme temperaturash disa gradë nën minus në pothuajse të gjithë Europën, kjo sipas trendit statistikor të parashikimit t motit.

Sinoptikanët janë shprehur se i ftohti polar do të Ballkanin por edhe Italinë mes datave 5 dhe 13 shkurt.

Sipas tyre, vorbulla e të ftohtit polar që është krijuar në veri është e detyruar të lëviz si pasojë e rrymave të ajri dhe ajo konkretisht po shpërthen në tre segmente.


Shtuar 1.02.2020 16:06