Nga e premtja pasdite dhe deri të hënën në mëngjes, do të ketë izolim të plotë të vendit duke mos lejuar dalje nga shtëpia dhe as dyqane hapur.
Sipas urdhrit, asnjë shërbim nuk mund të merret që nga e premtja ora 17.30 e deri të hënën në mëngjes.
Nuk do të lejohen dyqane dhe do të ndalohet lëvizja e të gjithë personave më këmbë, ose me mjete motorike si motorë apo makina, duke përjashtuar rastet e veçanta të parashikuara që në mars.
Për më tepër, urdhri i Manastirliut shton se mbyllja për çdo javë nga e premtja në të hënë do të jetë pa afat!