Digjet transformatori 20kv në Librazhd, mbetet pa energji elektrike e gjithë zona

Që prej mbrëmjes së djeshme Librazhdi është pa drita si pasojë e djegies së transformatorit.

Dyshohet se shkak është bërë mbingarkesa që ka nxejrrë jashtë funksionit trasformatorin 20kv që furnizon me energji elektrike në qytetin dhe fshatrat e Librazhdit.

Nga informacionet paraprake, raportohet se OSHEE Librazhd është në pritje të ardhjes së një transformatori të ri nga jashtë vendit brenda ditës së sotme, ku do punohet për të rikthyer sërisht energjinë ekektrike në familjet e Librazhdit gjatë orëve të mbrëmjes.


Shtuar 13.04.2020 10:18