Digjet e gjallë brenda banesës e moshuara

Një grua 80 vjeçare me iniciale B.D. është djegur brenda banesës së saj, si pasojë e një zjarri që përfshiu ndërtesën në fshatin Pleshë, Bashkia Klos.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, nga shkëndija në sistemin elektrik brenda në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.


Shtuar 22.04.2020 21:11