Dhunuan gruan në sy të fëmijëve, në pranga dy burra problematik në Kavajë

Policia ka vënë në pranga dy persona të cilët kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Mësohet se Policisë Kavajë ka arrestuar në flagrancë i shtetasit SH. N., 35 vjeç, pasi në lagjen nr. 4 Kavajë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të tyre të mitur.

Po në Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i policisë: Ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit SH. N., 35 vjeç, pasi në lagjen nr. 4 Kavajë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të tyre të mitur.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”.


Shtuar 13.07.2020 14:12