Ditën e djeshme u bënë virale pamjet ku një tregtar dhunoi një të moshuar me pretendimin se ky i fundit nuk kishte paguar tre kokrrat e limonit.
Sot, bashkia e Tiranës i ka hequr lejen e hapësirës tregtarit. Lajmin e ka dhënë vetë kryebashkiaku Veliaj përmes një postimi në tëitter, teksa apelon se në një kohë që kryeqyteti po kalon një sfidë të jashtëzakonshme, kjo nuk është arsye që të humbasim njerëzillëkun e të vëmë fitimin para humanizmit.
“Kryeqyteti po kalon një sfidë të jashtëzakonshme, por kjo NUK është arsye që të humbasim njerëzillëkun e të vëmë fitimin para humanizmit! Subjektit GK, ku u dhunua i moshuari dje, IU HOQ LEJA E HAPËSIRËS – le të rrijë në karantinë disa kohë sa të rifitojë”, shkruan Veliaj.