Dhunoi punonjësin e ujësjellësit, i riu përfundon në komisariat

Policia e Beratit ka arrestuar një 29-vjeçar nga Berati pasi ka goditur me sende të forta punonjësin e ujësjellësit.

Mwsohet se Danjel Poçi ka goditur me punonjësin 59 vjeçar, i cili ka qenë duke furnizuar me ujë fshatin Qereshnik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

Njoftimi i policisë:

Godet me sende të forta punonjësin e ujësjellësit, por vihet në pranga nga policia. Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: D. P., 29 vjeç, banues në fshatin Qereshnik, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në Qereshnik, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta punonjësin e Ujësjellësit Berat, shtetasin B. Sh., 59 vjeç, i cili ka qenë duke furnizuar me ujë këtë fshat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penále “Goditjet për shkak të detyrës”.


Shtuar 27.08.2020 08:38