Një 51 vjecar ka dhunuar gruan dhe dy fëmijët që ishin me urdhër mbrojteje.
Nga shërbimet e Komisariatit Nr. 2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.B.
Arrestimi i tij u bë, pasi ky shtetas ka shkuar në banesën ku jeton ajo me dy fëmijët, pasi ishin në proces divorci dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, dhe ndaj 2 fëmijëve.
Bashkëshortja e këtij shtetasi ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata, pasi 51-vjeçari kishte ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.