E shtriu përtokë dhe e qëlloi, dhunohet 12 vjeçari shqiptar nga një burrë në Greqi (VIDEO)

Një fëmijë 12-vjeçar shqiptar nw Greqi wshtw dhunuar nga babai i një shoku të klasës në Peristeri. Në pamjet që janë publikuar dhe nga mediat greke, shihet sesi 12 vjeçari është shtrirë në tokë, dhe goditet nga një burrë.

12 vjeçari shqiptar ka treguar për ANT1, se ai ka qenë duke shëtitur me bicikletë kur është sulmuar nga shoku i klasës dhe babai i tij. Familja e nxënësit shqiptar të klasës së 6-të, e quan këtë një sulm racist, dhe kërkon ndëshkimin e autorit.

“Babai i shokut të klasës më kapi prej flokësh dhe më goditi në kokë”, thotë në dëshminë e tij i mituri. 12-vjeçari dhe shoku i tij i klasës shpesh kanë dallime edhe brenda shkollës. Fëmija ka lindur në Greqi, ku prindërit e tij, të cilët vijnë nga Shqipëria, kanë jetuar për 30 vjet.

“Ai më mallkon për vendin tim dhe babai i tij dikur më bërtiti sepse ne kemi pasur përsëri një zënkë dhe këtë herë ai më kapi për flokë”, tha 12-vjeçari.

Pas sulmit ai u dërgua në Spitalin e Fëmijëve, ku u zbulua se vuante nga një frakturë në qafë. Prindërit e fëmijës shqiptar shprehen se po mendojnë që të ndërrojnë shkollën e djalit të tyre, pikërisht për shkak të sulmeve të vazhdueshme që ata po ndeshin.


Shtuar 23.06.2020 10:12