Një grua ka tentuar t’i japë fund jetës pasi dhunohej prej kohësh në mënyrë sistematike nga bashkëshorti i saj.
Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kuçovë, ku policia ka ndërhyrë dhe ka arrestar 52-vjeçarin P.P.. Gruaja 49-vjeçare u paraqit në spitalin rajonal të Beratit në gjendje të rèndë pasi kishte pirë medíkament fotòksinë.
Ajo deklaroi se e piu pasi bashkëshorti e dhunonte në mënyrë sistematike. Shtetesja P. P. është transportuar në QSUT, për ndihmë më të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dhùna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
