Dhunohej barbarisht nga e ëma, merret në mbrojtje e mitura në Sarandë (VIDEO)

Pamje të pabesueshme janë bërë publike mbrëmjen e djeshme nga “Fix Fare” për një familje në Sarandë.

Një grua, e moshës 41-vjecare dhunonte sistematikisht vajzën e saj të mitur e bashkëjetuesin e saj, i cili i fundit bëri publik këtë rast shumë të rëndë.

Sikur të mos mjaftonte dhuna ndaj saj, ajo e ofendonte dhe shante me fjalë nga më të ndyrat e mundshme, që një nënë e vërtetë nuk do t’ia thoshte kurrë vajzës së saj.

Së fundmi bëhet me dije se 13-vjeçarja e dhunuar sistematikisht nga nëna e saj është marrë në mbrojtje nga Policia dhe Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës.

E ëma e vajzës, e cila u identifikua me emrin Elisabeta Meta, sipas policisë, është thirrur në komisariat, pas denoncimit që u bë edhe publik ku edhe në polici ajo ka shfaqur momente depresioni dhe agresiviteti.


Shtuar 21.01.2020 21:06