Dhuna ndaj adoleshentit në Tiranë, pezullohet një nga efektivët e policisë

Eshtë pezulluar nga puna një nga efektivët që ka ushtruar dhunë ndaj një 15 vjeçari në Tiranë.

Ngjarja u zbulua nga një video që qarkulloi në rrjet dhe 15-vjeçari i cili kishte dalë në zonën e Parkut të Liqenit në Tiranë u dhunua për hiçgje.

Mësohet se është pezulluar nga detyra polici me inicialet G. N, ndërsa Drejtoria e Standardeve po vijon hetimet për 3 efektivët e tjerë të pranishëm në vendngjarje dhe që e ndihmuar shoqërimin e të miturit në komisariat.

Sipas Policisë i riu ka kundërshtuar efektivët e rendit, pasi po lëvizte me bicikletë jashtë orarit të lejuar.


Shtuar 16.05.2020 12:41